Drjtorati i Shëndetësisë gjatë tre mujorit të parë të vitit 2018 ka mbledhur 9153 euro nga të hyrat vetanake, inkasimit, duke tejkaluar shumën e tre mujrit të parë të vitit 2017 për 40.87 për qind, njofton Ulpianapress
Drejtoresha e Shëndetësisë së Lipjanit, Vlora Limani-Hajnuni, tha se gjatë inkasimit të të hyrave për vitin 2018 janë tejkaluar parashikimet falë një discipline dhe rregullit më të madhë, sepse asnjë taksë e re nuk është shtuar, përkundër kryetari Ahmeti i ka hequr të gjitha taksat komunale.
‘’Në tre mujorin e parë të vitit 2018 në krahasi me me tre mujorin e parë të vititi 2017 kemi ngritje të hyrave në shëndetësi për 40.87 përqind më shumë se në tremujin e parë të vitit 207, në fakt asnjë taks e re nuk është shtuar, janë qato taksa që kanë qenë, nuk ka taksa që ka përcaktu niveli lokal sepse kyetari i Komunës i ka heq të gjitha taksat e nivelit lokal për me e lehtësu gjepin e qytetarit, këto janë taksa të nivelit qendror që është dashtë të mblidhen edhe gjatë viteve të kalume.Mendojë që një rregull pak ma i madhë një diciplin pak ma e madhe ka ndiku që të ketë të hyra ma te mdhaja në shëndetësi, dhe kjo kjo është positive’’, ka thënë drjtoresha Hajnuni.
Ajo më tytje ka shtuar së këto të hyra përsëri do të kthehen në shëndetësi dhe planifikon që ti orientojë në investime kapitale dhe në furnizim me material shpenzues.
‘’Në parim këto të hyra do të kthehen përsëri në Shëndetësi dhe ne planifikojmë këto të hyra të orientohn në investime kapitale dhe në furnizim me material shpenzues’’, ka përfunduar drejtorsha Limani- Hajnuni./Ulpianapress/
COMMENTS