Lëvizja e vetëvendosje nuk duhet të ndihet rehat nga numërimi i votave të rregullta të cilat e shpallën fitues me një diferencë prej vetëm 307 votave Shpend Ahemtin.
Ky rezultat mund të jetë lehtësisht i thyeshëm duke marrë parasysh numrin e madh të votave me kusht të cilat pritet të numërohen gjatë kësaj jave, shkruan ORAinfo.
Në Prishtinë janë 1824 vota me kusht të cilat pas numërimit lehtësisht mund të përmbysin rezultatin. ORAinfo ka siguruar listën e plotë të votave me kusht në secilën Komunë të vendit.
Në LDK janë të bindur se votat me kusht do ta nxjerrin fitues kandidatin tyre Arban Abrashin, përderisa në VV thonë se këto vota vetëm sa do ta thellojnë fitoren e Shpend Ahmetit në Prishtinë.Ndryshe nga numërimi preliminar kandidati i VV-së, mori 50.4 për qind, ndërsa ai i LDK-së, 49.6 për qind të votave.
COMMENTS