Rritet përkrahja për Ahmetin: Pas shumë ish-ushtarëve, edhe Meçan Zotaj i UÇK-së rreshtohet krah tij

Rritet përkrahja për Ahmetin: Pas shumë ish-ushtarëve, edhe Meçan Zotaj i UÇK-së rreshtohet krah tij

Shikojeni se si Imri Ahmeti ia hedh valles (Foto)

Në dhjetë ditët e fundit, dhjetëra ish-ushtarë dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga komuna e Lipjanit i janë bashkuar zyrtarisht kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti.

Mbështetja e tyre e fuqishme është një dëshmi se vizioni i Ahmetit për zhvillimin e komunës, drejtësinë dhe përkushtimin ndaj qytetarëve, po gjen jehonë të madhe edhe tek brezi që dikur i priu sakrificës për liri.

Kryetari i Lipjanit në faqen e tij zyrtare tha se kjo përkrahje nga ish-luftëtarët është nder i madh dhe një motivim i veçantë.

“Është privilegj për mua që sot të kem në krah shumë prej bashkëluftëtarëve të lirisë, të cilët në kohët më të vështira nuk u kursyen për Kosovën. Mbështetja e tyre është një amanet i madh për mua – që të vazhdojmë me punë dhe përkushtim, ashtu siç ata e ëndërruan një Kosovë të lirë dhe të drejtë.”

Kjo përkrahje e gjerë nga ish-ushtarët e UÇK-së e bën edhe më të fuqishme fushatën e Imri Ahmetit për kryetar të Lipjanit, duke e lidhur vizionin për të ardhmen me sakrificën e të kaluarës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)