Rritja e rasteve me COVID-19, shkolla “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan kalon në mësim online

Rritja e rasteve me COVID-19, shkolla “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan kalon në mësim online

‘’Tërmet’’ në VV-në e Lipjanit, tjetër dorëheqje nga kjo parti

Shkolla fillore e mesme e ultë “Vëllezërit Feashëri” në Lipjan, ka kaluar në mësim online, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.

Task-Forca e Shkollës, ka mbajtur takim urgjent online dhe sipas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe në bazë të udhëzimeve të Protokollit, që të parandalohet shpërndarja mëtutjeshme e COVID-19, ka vendosur që nga nesër mësimi i rregullt për klasat 6 deri 9 të kalojë në online.

Task-Forca e Shkollës ka hartuar planin për vijimin e mësimit online përgjatë kësaj jave, dhe për gjithë rrjedhën e mësimit janë informuar edhe mësimdhënësit e kësaj shkolle./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)