Me qëllim të ngritjes së sigurisë për këmbësorë është bërë edhe organizimi i trafikut në Lipjan, i cili kohëve të fundi ka marr pamje tjetër.
Me rregullimin teknik të trafikut përmes shenjave ndriçuese dhe infrastrukturës tjetër përcjellëse si ngjyrosjen dhe ndriçimin e vendkalimeve zebrave për këmbësorë si dhe sinjalizimin digjital me tabela sinjalizuese në rrugët e qytetit tashmë qytetarëve dhe vozitësve u është ofruar infrastrukturë e kompletuar në qarkullimin e përditshëm rrugor.
Pamja e qytetit tonë, tashmë është krejtësisht ndryshe, funksionale e me kushte të larta të sigurisë për qarkullim.
Projekte të tilla, do të ketë edhe viteve në vijim në gjithë territorin e Lipjanit, për ta bërë qytetin tonë, një qytet të kompletuar në këtë pikëpamje dhe me standardet e kushte më avancuara.
COMMENTS