Gjatë seancës së sotme në KK-në e Lipjanit shefi i gupit të PDK-së së Lipjanit, Lulzim Rrustemi ngriti dy qështje, njëra ishte kundërmimi që po i bënë Banullës me rrethin ferma e pulave dhe tjetra ishte mos rrespktimi i peticionit të tri fshtatrave që ka kohë që është ngritur për emërtimin e shkollës së këtyre fshtarave.
Rrustemi për kundërmimin e fermës së pulave tha së banorët e asaj ane e kanë të pamundër që të dalin në oborre, prandaj ai ka edhe një kërkesë për Komunën e Lipjanit që të merr masa ndaj këtij fenomeni që është një probmel jo edhe i vogel pasi sipas Rrustemit banorët e saj ane e kanë të pamundër që së paku një dark ta shtrojnë në oborret e tyre prej aromës së rendë që vjen nga ferma e pulave.
‘’Tani jemi në fazën përfundimtare të stinës së pranverës dhe afër Banullës, ferma e pulave është një vend ku prodhon kundërmime të padurushme.Është mirë që Komuna ta gjejë një formë që ta pengojë këtë fenomen i cili ëshë problëm për banorët e asja ane sepse e kanë të pamundër që së paku një dark ta shtrojnë në oborret e tyre ose të ajtrosin shtëpit e tyre dhe ky është një problem akut që banorët e asaj ane janë ballafaqur që shumë vite, prandaj e ftoj qeverisjen komunale që të merr masa sepse ka mekanizma që kjo kompani mundet të investojë në filtera modern të cilët kishin me penguar këtë erë e cila është e padurushme për banorët e asaj ane’’, ka thënë Rrustemi./Ulpianapress
COMMENTS