Kandidati i VV-së për kryetar të Lipjanit, Adnan Rrustemi në vazhdën e takimeve, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim me aktivistët e kësaj parti në Baicë.
Rrustemi nepërmjet njoftimit në faqen e tij zyrtare ka thur elozhe për bukuritë e Baicës, gjithashtu ka bërë me dije së ky lokalitet është lënë anash nga institucionet lokale, njofton Ulpianapress.
Shënimi i plotë i Rrustemit.
Buzëmbrëmjen e sotme e kaluam bashkë me aktivistë të fshatit Baicë.
Natyra mbreslënëse na dhuronte rifreskimin për të cilin kishim nevojë për ta përmbytur lodhjen e ditës, ndërsa bisedat me aktivistët e këtij fshati na e rrisnin përgjegjsinë e barrën për të punuar pandalur, për realizimin e kërkesave të tyre shumvjeçare.
Të bekuar me burimin e ujit termal e pishinës të rindërtuar nga banorët e këtushëm, e në anën tjetër me vështirësi të përditshme për sigurimin e ujit të pijshëm, Baica si lokalitet ishte lënë anash nga institucionet lokale.
Hallet e qytetarëve janë konkrete, e kërkesat të arsyeshme e elementare. Prandaj, na shtohet frymëzimi e rritet detyrimi për punë në ngritjen e mirëqenies së tyre drejt përmirësimit të kushteve të jetës.
COMMENTS