Qeverisja lokale në Lipjan, është kritikuar nga asamblisti i PDK-së në këtë komunë për mungesën e dekorimeve në qytet për festat e fundvitit
Lulzim Rrustemi gjatë seancës së sotme në KK e Lipjanit, hodhi akuza në drejtim të qeverisjes për ndëshkimin që u bëri qytetarëve të kësaj komune, transmeton Ulpianapress.
Rrustemi tha se qytetarët e Lipjanit nuk e meritojnë këtë zymtësi , e aq ma pak sheshi “Adem Jashari”.
‘’Qyteti i Lipjanit, festat e fundvitit po i pret me një atmosferë te zymtë. Në qytet nuk ka asnje shenjë festive, sheshi “Adem Jashari” ditë më parë pat filluar të dekorohet, e qytetarët dhe fëmijët e Lipjanit filluan t’i shijojnë festat. Por, papritmas në një mengjes i gjithë sheshi u zhvesh nga dekorimi, me arsyetimin banal se kompania kontraktuese nuk i ka përmbush kushtet e kontratës, pradaj qeverisja lokake bëri një veprim skandaloz, duke lënë qytetin pa asnjë dekorim në prag të festave të fundvitit. Këtë nuk e meritojnë qytetarët as femijët e Lipjanit, e aq ma pak sheshi “Adem Jashari” . Qeverisja lokale dëshmoi dhe një herë paaftësinë për të qeverisur për të mbikqyrur e realizuar kontratën . Këtë veprim nuk do t’a falin qytetarët e Lipjanit , keqmenaxhimi i kontratës , keqmenaxhimi i parasë publike dhe paaftësia për të bërë specifikime detale të qarta të kontratës, ka bërë që Lipjani festat i fundvitit t’i festojë në atmosferë pa shenja festive, e shenjë se festat po vijnë’’, ka thënë Lulzim Rrustemi./Ulpianapress
COMMENTS