Si njeri i urtë dhe në shërbim të vendit është kujtuar ish-presidenti Ibrahim Rugova në përvjetorin e vdekjes, nga partia e tij Lidhja Demokratike.
Kryetari i këtij subjekti, është shprehur i bindur se LDK-ja po vazhdon rrugën dhe vizionin që kishte Rugova për Kosovën.
Në këtë përvjetor, krerë shtetërorë e zyrtarë institucionalë, kanë bërë homazhe te varri i tij.
Presidenti Hashim Thaçi e ka quajtur Rugovën njeri të dialogut e përpjekjeve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Presidenti Ibrahim Rugova ka vdekur më 21 janar 2006 dhe u varros me nderime të larta shtetërore.


© KOHA
COMMENTS