Sa i fuqishëm do të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe?

Sa i fuqishëm do të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe?

Rrena e Kryeministrit për Liberalizim dhe Ushtri

Qeveria e Kosovës zotohet se Bashkësia e komunave serbe do të bëhet në përputhje me Kushtetutën, ndërsa në Beograd thonë se nuk pranojnë versionin e Asociacionit siç do Prishtina. Marko Gjuriq ka thënë sot se autoritetet kosovare duan të formojnë një bashkësi të komunave serbe pa fuqi ekzekutive.
Qeveria e Kosovës ka angazhuar ekipin e draftimit të statutit të Asociacionit, e kjo është përshëndetur nga Bashkimi Europian. Edhe pse ishin zotuar që themelimi i Asociacionit do të bëhej në Prishtinë, dhe sipas Kushtetutës së Kosovës, BE dje në njoftimin e vet tha se do të ftojë të dyja palët në Bruksel.

Në Qeverinë e Kosovës kanë thënë sot për Express se vetëm statuti që e konfirmon Gjykata Kushtetutese është i pranueshëm.

Ndërsa, edhe pse BE tha se do të ftojë ekipet e dy palëve për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim në procesin e hartimit, në Qeverinë e Kosovës thonë se Asociacioni do të krijohet në Prishtinë.

“Ne Bruksel mund të diskutohet për procesin, për sfidat dhe vështirësitë e mundshme të grupit menaxhues. Grupi menaxhues është organi i vetëm i cili ka për obligim draftimin e statutit”, thuhet në një përgjigje të Qeverisë dhënë Gazetës Express.

Analisti politik, Ramush Tahiri, për Gazetën Express ka thënë se nuk duhet paragjykuar se çfarë fuqie do të ketë Asociacioni, derisa të mos përfundojë draftimi i statutit të saj, e tutje të rishikohet nga Gjykata Kushtetuese nëse ka shkelje ose jo.

E, një asociacion pa kompetenca ekzekutive nuk e do Beogradi zyrtar. Mediet serbe kanë raportuar se shefi i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia në asnjë mënyrë s’pranon që bashkësia e komunave serbe në Kosovë të mos ketë fuqi.

“Prishtina do që Asociacioni të mos ketë këtë fuqi, por nuk do ta shihni këtë film”, citohet të ketë thënë Gjuriq.

Lëvizja Vetëvendosje për vite të tëra përsërit se themelimi i Asociacionit të komunave serbe do të kishte fuqi, aq sa ka Republika Serbe në Bosnjë.

Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut në Bruksel, ishin marrë vesh në gusht të vitit 2015 që të krijohet Asociacioni i komunave serbe. Në dhjetor të vitit 2015 Gjykata Kushtetuese vlerësoi se kishte shkelje në disa nga parimet e përgjithshme. /Gazeta Express/.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)