Është program Ndërkombëtarë Pearson në bashkëpunim me MASHT – Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë , Niveli V .
Pas përfundimit të këtij programi që është një vjeçar, merret titulli Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore me diplomë dhe certifikim Ndërkombëtarë Pearson .
Pas përfundimi behet akreditimi me 120 kredi, për të gjithë asistentet e diplomuar njëkohësisht është bërë edhe ndarja e buxhetit, veçanërisht për Asistent . Këtë vit është gjenerata e dyte e të diplomuarve dhe në vazhdimi duke vazhduar ndjekjen e ligjëratave, gjenerata e tretë për këtë vite akademik .Gjithsej nga Komuna e Lipjanit kanë dalur tre asistentë të diplomuar të cilët nuk ka të tjerë nga Komuna e Lipjanit .
Nga informacionet e sigurta është ndare buxheti veçanërisht për këta asistent për çdo Komunë, njëkohësisht edhe për Komunën e Lipjanit në mars të vitit 2019 , kur edhe është bërë një bashkëbisedim me drejtorin e Arsimit në Lipjan dhe është thëne që pritet të hapet konkursi në shtator të vitit 2019 , ku sipas tyre nuk është ndare ende buxheti për Asistent .
Me vone pasi kanë përfunduar programin dhe asistentet kane diplomuar edhe është caktuar prap një takim së bashku me Drejtorin e Arsimit në Komunën e Lipjanit, pas bisedimit nuk kane marrë ndonjë informacion detal se kur do të hapet konkursi për Asistent, përgjigjja e vetme ka qenë se buxheti është i ngarkuar dhe se ka kërkesa të mëdha nga institucione tjera si policia, etj. Dhe se nuk ka nevojë për takime tjera sepse ekziston faqja zyrtare për shpallje konkursi në nivel komune, që konsideroj se buxheti i ndare për Asistentë e kualifikuar për këtë drejtim nuk do të duhej të përdorej për nevoja tjera .
Gjithashtu janë bërë kontakte të shumta me OJQ -të në Komunën e Lipjanit siç është Organizata Joqeveritare “Hendikos”, në Lipjan dhe me prindër të fëmijëve / nxënësve me nevoja të veçanta arsimore ku kemi plotësisht mbështetjen e tyre të kyçjes se Asistenteve te diplomuar për këtë kategori të fëmijëve/nxënësve , ku nevoja për Asistentë është jashtëzakonisht e madhe, ku po ashtu dhe ata kanë bërë kërkesë të drejtpërdrejtë tek drejtori i Arsimit në Komunën e Lipjanit për hapjen sa më të shpejtë të konkursit për Asistent dhe deri me tani nuk ka asgjë të re, në krahasim nga Komunat tjera të cilat kanë hapur konkursin dhe kanë punësuar Asistentë për këtë kategori të fëmijëve .
Nga takimi i këtyre Asistenteve me Niveli Qendror – MASHT për fëmijët/nxënësit me nevoja të veçanta arsimore , Zonjën Lulavere Behluli , ju është thëne se buxheti është i ndare veçanërisht për këta asistent dhe se iu është thëne të gjithë drejtoreve të Arsimit në nivelin komunal që t’i kryejnë obligime me hapje konkursi e që e njëjta vlen edhe për Komunën e Lipjanit, që në rast të vonesës se mëtutjeshme të hapjes se konkursit në Lipjan do të detyrohen që ta tërheqin buxhetin për këtë kategori, që mendoj se është shumë e padrejte në rend të parë për fëmijët/nxënësit me nevoja të veçanta në masë të madhe në Komunën e Lipjanit.
Por, njëkohësisht edhe për kuadrin e diplomuar të përgatitur veçanërisht për këtë kategori të fëmijëve dhe nxënësve .
COMMENTS