Në pamje të parë duken të parëndësishme, por me përdorimin e gabuar dhe mungesën e higjienës pasojat mund të jenë fatale, nga përdorimi i briskut.
Sipas kompanisë Gillette, është e vështirë të kuptosh se kur duhet të ndryshosh briskun, por disa shenja janë të dukshme:
Nëse sheh ndryshk, që shkaktohet nga lagështia dhe nëse mbart qime duhet ta hedhësh menjëherë në kosh. Nëse e përdor më shumë sa duhet, mund të pritesh, mund të infektosh lëkurën e mund ti shkaktosh vetes probleme të mëdha shëndetësore.
Një brisk duhet të përdoret jo më shumë se 10 herë, por duke e ruajtur në vend të thatë dhe duke përdorur shkumën e rrojës. Asnjëherë mos e përdor duke nxituar, pasi do kesh shumë shanse për të infektuar lëkurën.
Kujdes! Kurrë, kurrë mos përdor briskun e dikujt tjetër, pasi mund të të transmetohen viruse të rrezikshme të tilla si Hepatiti B, C, ose HIV./shije.al
COMMENTS