Sa do të jetë e gatshme qeveria Haradinaj të iu bëj sfidave të ardhshme

Sa do të jetë e gatshme qeveria Haradinaj të iu bëj sfidave të ardhshme

Arban Abrashi: Kush e ndaloi Shpend Ahmetin t’i heq qentë endacakë nga rrugët apo ndërtimin e kolektorëve në Emshir?

Qeverinë e vendit e presin sfida të shumta gjatë këtij viti. Marrëveshja e Demarkacionit, formimi i ushtrisë së Kosovës, bisedimet me Serbinë dhe Gjykata Speciale, janë disa nga sfidat kryesore që e presin qeverinë e vendit këtë vit.

Njohës të çështjeve politike në vend, thonë se qeveria “Haradinaj” duhet t’iu bëjë ballë problemeve të shumta, kjo marrë parasysh numrim e madh të të punësuarve.

Sipas tyre, kjo qeveri më shumë është duke e dëshmuar një farë ‘teatraliteti të ndryshimit’, se sa që e ka dëshmuar ndonjë qasje të ndryshme në temat që tashmë janë kruciale për stabilitetin e përgjithshëm në Kosovës.

“Ish desht me i përballu të gjitha këto sfida. Qeveria e Kosovës është më e madhe se qeveria e Kinës, kështu që ajo veç nuk mundet me u anku që nuk ka njerëz të angazhuar për me i përballu të gjitha këto probleme. Çështja qëndron se a i ka zgjedhur njerëzit, dhe a ka ditë me zgjedh një ekuacion diferencial. Ti mundesh me i zgjedh 100 veta dhe asnjë mos me ditë me ta zgjedhë ekuacionin, varet nga niveli i dijeve”, ka thënë Nexhmedin Spahiu në një bisedë për Indeksonline.

Sipas tij, tani po shihet që janë grumbulluar shumë probleme, e poashtu po shihet që sasia e njerëzve për me i zgjedh problemet po i shton edhe më shumë ato.

Nga ana tjetër, Donik Sallova thotë se kryeministri Ramush Haradinaj pati premtuar qasje të ndryshme dhe adresim të saktë të çështjeve, por një gjë e tillë nuk po shihet gjëkundi.

“Kryeministri aktual kishte premtuar qasje të ndryshme dhe adresim të saktë të cështjeve, por një gjë e tillë nuk po shihet gjëkundi. Sepse ta dërgosh të njejtin version të demarkacionit në kuvend dhe të bësh thirrje që ai version si i tillë nuk duhet të votohet, kjo është vetëm një “teatër procedural”, por nuk është zgjidhje e problemit. Sikurse edhe në cështjen e bisedimeve, Haradinaj kishte premtuar ndërprerjen e bisedimeve në këtë format sic ato janë zhvilluar, por ne pamë që ai emëroi një shef të bisedimeve për formatin aktual të bisedimeve. Pra ku është ndryshimi këtu, kur po ky shef i ri i bisedimeve do shkoj në Bruksel për të biseduar për temat, të cilat mendohen si janë listuar sipas interesit të Serbisë e jo interesave të Kosovës. Pra eshte këtu kemi teatralitet.”, ka thënë Sallova për Indeksonline.

Kurse sa i përket çështjes së Gjykatës Speciale, Sallova thotë se nuk i kanë votat e duhura për ta ndryshuar kushtetutën siç kërkohet.

“Qeveria nuk i ka votat, jo për ta ndryshaur kushtetutën sic kërkohet, po as ligjin mbi dhomat e specializuara e që kërkon shumicë të thjeshtë, sepse kjo qeveri, në këto dhe shumë cështje tjera, duket se është qeveri e pakicës dhe jo e shumicës parlamentare. Unë besoj, që reagimi ndërkombëtar ndaj atyre që synuan c’fuqizimin e kësaj gjykate, e ka diskredituar plotësisht këtë qeveri dhe besoj që ndoshta si e tillë nuk do të arrijë ta plotësojë as 1 vit të mandatit të saj.”, ka shtuar ai. /Indeksonline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)