Kombëtarja e Kroacisë luan sonte gjysmëfinalen e madhe të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.
Kroatët takohen me “Tre Luanët” në gjysmëfinalen e madhe, shkruan IndeksOnline.
Por, Kroacisë do t’i mungojë një njeri shumë i rëndësishëm. Ajo është Presidentja, Kolinda Grabar-Kitarovic.
Kitarovic nuk do të jetë e pranishme në tribuna, pasi është në takimin e madh të Samitit të NATO-s.
Mirëpo, Grabar Kitarovic përmes rrjeteve sociale i ka uruar ekipit të Zlatko Ddalic fat në përballjen ndaj Anglisë, që nis nga ora 20:00.
COMMENTS