Sabit Pacolli, zyrtar i AKR”së dhe biznesmen në Lipjan, po akuzohet se ka përvetësuar mbi dyqind milionë korona (mbi 22.4 milionë euro). Sipas “Sydsvenskan”, Pacolli si Kryetari i Shoqatës së Strehimit në Malmo po dyshohet se një pjesë e parave të dhëna nga shteti zviceran për strehimoret kanë shkuar në xhepat e biznesmenti nga Lipjani.
Sipas “Sydsvenskan”, Kryetari i Shoqatës së Strehimit, Sabit Pacolli kishte udhëtuar në Kosovë. Kishte ndërtuar një fabrikë luksi dhe vila luksoze.
I njëjti portal ka publikuar një fotografi të Sabit Pacollit me Zëvendëskryeministrin e Parë, Behgjet Pacollin.
Sabit Pacolli kishte përkrahur në garën e fundit Imri Ahmetin e LDK”së. Para këtyre zgjedhjeve, ai kishte kandiduar për Kryetar të Lipjanit, shkruan Express.
“Kompania HSB është grabitur, ndërsa, Kryetari ka ndërtuar një fabrikë dhe vilë luksoze në Kosovë”, shkruan në titullin e medias zvicerane,e cila si fotografi ilustruese e ka Sabit Pacollin.
COMMENTS