Sadri Shala:Të përbashkuar në rrugëtim për Dekadën e Re

Sadri Shala:Të përbashkuar në rrugëtim për Dekadën e Re

Për Sadri Shalën, njëqindpërqind e komenteve pozitive

Duke mos njohur asnjë dallim moshe apo kategorie, por respekt të veçantë e me të vetmin qëllim, të përbashkuar në rrugëtimin për Dekaden e Re, është mesazhi që ka dërguar anëtari i kryesisë së PDK-së së Lipjanit, Sadri Shala, derisa uroi zgjedhjet e brendshme që po mbahen në Partinë Dmokratike të Kosovës.

Derisa me pak fjalë, por të imtësuar deri në detaje e ka bërë të kuptueshme përmbajtjen e “Dekadës së Re”, Shala, e ka vlerësuar ate si program që ofron të gjithë qytetarët përreth tij, njofton Ulpianapress

Postimi i plotë i Shalës

”Të dashur qytetarë të Komunës së Lipjanit!
Siç jeni njoftuar, Partia Demokratike e Kosovës i ka hapur zgjedhjet e brendshme. Ftoj të gjithë qytetarët e Lipjanit pa dallim, të rinj e të reja, duke mos anashkaluar as të moshuarit për të cilët kam respekt të veçantë, t’i bashkohen rrugëtimit në Dekadën e Re. Ndërsa të gjitha strukturave të PDK-së në Lipjan, i’u uroj një proces të mbarë, demokratik e të lirë.
Siç e dini, programi i PDK-së i udhëhequr nga lideri , z.Kadri Veseli, është program i qytetarëve, program i të rinjve që kanë pasur gjithmonë hapësirë të mjaftueshme që të veprojnë, program i zhvillimit ekonomik, program i kulturës dhe i sportit, program që i ofron të gjithë qytetarët përreth saj.
Andaj ju ftoj të gjithë t’i bashkoheni programit të PDK-së #DekadaRe
Uroj zgjedhje demokratike, të lira dhe korrekte, ashtu sikurse kemi dëshmuar, se në PDK ka demokraci në zgjedhje të brendshme.
Na priftë e mbara të gjithë demokratëve.
Sinqerisht,
Sadri Shala”

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)