Saimir Tahir ka rifituar lirinë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.
Vendimi erdhi pasi ai e kishte apeluar vendimin e dhënë më parë, i cili parashikonte “arrest shtëpie”.
Treshja e gjyqtarëve që vendosën të lirojnë Saimir Tahiri janë: Saida Dollani, Sokol Binaj dhe Fehmi Petku.
Sipas avokatit të tij Maks Haxhia, tashmë Saimir Tahiri është pa masë sigurie dhe do të hetohet i lire.
“Përfundimisht Tahiri është pa masë sigurie. Gjykata shfuqizon masën ndaj ish-ministrit”, tha ai për gazetarët.
Më parë, ambasadori Lu tha se ka presion nga qarqe të ndryshme për të korruptuar gjyqtarët me qëllim lirimin e Tahirit.
Këtij të fundit iu përgjigj avokati i Tahirit, Maks Haxhia, i cili tha se gjykatësit duhet të gjykojnë mbi prova.
COMMENTS