Salah dhe Shaqiri të shënojnë sot në duel direkt – kjo është kuota

Salah dhe Shaqiri të shënojnë sot në duel direkt – kjo është kuota

Distria rrëmben edhe një medalje

Stoke City, ekipi i Xherdan Shaqirit, sot zhvillon një prej ndeshjeve vendimtare të këtij sezoni si mysafir i Lverpoolit.

Në fakt ka media në Angli që pohojnë se për këtë ekip, ndeshja me gjysmëfinalistin e Ligës së kampionëve ëhstë e karakterit “të jesh apo të mos jesh”, meqë Stoke është në pozitën e parafundit në tabelën e Premier Ligës dhe gjendet katrë pikë larg zonës së mbijetesës.

Ky ekip gjasat e veta për të shpëtuar në Premier Ligë këtë sezon i mbështet fuqishëm në Xherdan Shaqirin, kurse sonte përballë do të ketë një prej ekipeve më në formë aktualisht dhe për momentin, lojtarin më të përfolur në planet – Mo Salah.

Kjo ndeshje dhe detajet e saj nuk i kanë ikur bastoreve. Kuota që Liverpooli të fitojë është 1,3 dhe përderisa kjo kuotë duket e sigurt, ka kombinime tjera që e bëjnë interesante ndeshjen.Një nga këto kombinime është që të dyja ekipet të shënojnë (kuota 2,0) dhe më pas të rrezikohet me parashikimin që së paku një gol për Stoke Cityn do ta shënojë Shaqiri. Kuota që kosovari që luan për zvicrën të shënojë është 5,0.Mos Salah, është po ashtu favorit të shënojë dhe kjo vërehet nga fakti që bastoret kanë lënë kuotën 1,44 nëse Salah shënon dhe 3,1 nëse shënon golin e parë në ndeshje.

Takimi fillon në ora 13:30 dhe Insporti do të ju informojë për detajet tjera ndërkohë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)