Mohamed Salah ka qenë ylli egjiptian i sezonit të kaluar i cili fitor të gjitha çmimet e rëndësishme personale në Angli, përfshi “Lojtari më i mirë” dhe “këpucën e artë”. Lojtari i Liverpool gjatë kohës sa po shkëlqente në Liverpool, në atdheun e tij bashkëkombasit ishin në delir me formën e lartë të Salah.
Salah arriti ta kualifikojë Egjiptin në Kupëne Botës mirëpo një lëndim në finale të Champions League që pësoi në krah, nuk i lejoi ati të jetë në formën më të lartë dhe i përgatitur. Imazhi i Salah kishte shpërthyer dhe ai është bërë hero i fëmijëve që duan futbollin në gjithë globin. Për shkak se ka ndërruar pozicioni i tij dhe drejtat e imazhit e Salah kontrollohen, ai po ka probleme të vazhdueshme me Federatën e Futbollit të Egjiptit. Rasti i parë ishte kur Federata dhe Salahn nuk kanë gjetur mirpëkuptim, imazhin e tij ishte vendosur në një aeroplan të një kompanie që kishte sponzoruar ekipin përfaqësues të Egjiptit. Salah kishte kritikuar ashpër këtë vendim dhe me ekipin e avokatëve kishte detyruar kompaninë që të heq imazhin e tij nga aeroplani komercial. Rasti i fundit ka qenë edhe më i rëndë për imazhin e tij pasi është përdorur për qëllime politike. Egjipti po qëndron në Republikën e Çeçenisë ku është ftuar nga lideri Ramzan Kadirov, në një darkë solemne së bashku me ekipin kombëtar. Në këtë darkë ati i është ofruar shtëtësia çeçene me ç’rast Kadirov ka bërë disa foto me të cilat pretenedohen nga avokatët e Salah që janë shfrytëzuar për qëllime politike.
Salah nuk e pritur mirë këtë lëvizje të Federatës së Futbollit dhe kishte kërcnuar të kthehej direkt në Egjipt duke mos e zhvilluar ndeshjen e fundit. Mohamed Salah në sakrficë për kombin e tij, siç është raportuar në Egjipt, do të startojë ndeshjen ndaj Arabisë Saudite. /Insporti
COMMENTS