Mohamed Salah nuk po tregon shenja ngadalësimi, pasi mbrëmë e mposhti Messin në garë për ta arritur shifrën e 30 golave në sezonin 2017-18, si dhe e theu një rekord të Cristiano Ronaldos në proces.
Anësori egjiptian shënoi gol në fitoren e Liverpoolit 3-0 kundër Bournemouth të shtunën në “Anfield”, duke arritur 30 gola në ligë dhe 40 në total në të gjitha garat, transmeton Gazeta Express.
Përfaqësuesi egjiptian u bë lojtari i parë në pesë ligat e mëdha evropiane që i shënon 30 gola në ligë këtë sezon. Lionel Messi, i cili i ka 29, e lëshoi mundësinë për ta bërë një gjë të tillë në fitoren e djeshme të Barcelonës 2-1 ndaj Valencias.
Tani, Salahs i nevojitet vetëm edhe një gol për ta barazuar rekordin që e ndajnë ish-treshja e Premierligës me 31 gola në 38 ndeshje në ligë. Cristiano Ronaldo, Alan Shearer dhe Luis Suarez kishin arritur shifrën e 31 golave brenda një sezoni në Premierligë.
Po ashtu, Salah ka vendosur rekord të ri duke u bërë lojtari i parë ndonjëherë që shënon gol në 22 ndeshje të ndryshme të Premierligës brenda një sezoni të vetëm, një rekord që ai më herët e ndante me Ronaldon dhe Robin van Persien. /Gazeta Express/
COMMENTS