Liverpooli fitoi ndaj Bournemouthit në Ligën Premier me rezultat 3-0, ndërsa golin e fundit në takim e shënoi Mohamed Salah.
Goli i 26-vjeçarit vazhdon të komentohet në media, por edhe nga tifozët në rrjetet sociale.
Kjo pasi egjiptiani te festimi i golit e kopjoi Xherdan Shaqirin dhe kjo i pëlqeu tifozëve Reds pasi është tregues se dyshja kalojnë bukur mes vete.
O SALAH IMITANDO A COMEMORAÇÃO DO SHAQIRI pic.twitter.com/zWPWwIOOMK— POOLZÃO DA MASSA (@liverpoolzao) February 9, 2019
Vlen të theksohet se në këtë ndeshje ylli nga Kosova nuk ishte as në bankën rezervë pasi kishte komplikim abdominal para ndeshjes.
Ky ishte goli i 17-të për Salah këtë sezon në Ligën Premier, ylli i skuadrës së Jurgen Klopp ka edhe shtatë asistime.

Në anën tjetër Shqiri ka shënuar në kampionatin elitar deri më tani gjashtë gola dhe ka dhuruar dy asistime në 999 minuta lojë.
Ndeshja e ardhshme e Liverpoolit është kundër Manchester Unitedit. /Telegrafi/
COMMENTS