KF Ulpiana i është rikthyer normaliteti pas situatave të krijuara së fundmi në klubin nga “Sami Kelmendi”.
Kryetari i ri i klubit, Abedin Salihu gjatë mbledhjes së sotme pas zyrtarizimit si kryeatar i klubit tha se ai është për ti i shtyrë proceset para, duke shprehur njëkohësishtr gatishmërinë e tij, për të kontribuar në realizimin e ambicieve të klubit.
Pasi ka falënderuar Kryetarin e Lipjanit Imri Ahmetin, për të cilin tha se vetëm falë tij, u zgjodhën të gjitha problemet, për ti dhënë më në fund udhë të mbarë klubit lipjanas, kryetari i sapozgjedhur i KF Ulpiana, Salihu, deklaroi gatishmërinë e tij për ti shtyrë proceset para.
‘’Unë jam për të ndihuar dhe të ju përkrahë, mirëpo një gjë ta keni të qartë se për të qenë një epror i mire, duhet të kesh ushtarë të mirë dhe të disiplinuar. Këtë e kërkoj prej të gjtihë juve, sepse suksesi me punë është i arritshëm. Kështu që dëshira ime është që eprori juaj, e ky është trajneri, që urdhërat e tij të zbatohen qind për qind. Ndërsa ne do të mundohemi që ti realizojmë kërkesat tuaja qind për qind. ’’, përfundoi fjalimin Salihu.
COMMENTS