SAMI LUSHTAKU DEKLAROHET I PAFAJSHËM PËR ARRATISJEN E TIJ NGA QKUK-JA

SAMI LUSHTAKU DEKLAROHET I PAFAJSHËM PËR ARRATISJEN E TIJ NGA QKUK-JA

Frizerkat ia vodhën rrymën avokatit në Lipjan, gjobiten pas pesë viteve (DOKUMENT)

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është deklaruar i pafajshëm për veprat penale që lidhen me arratisjen e tij nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), që kishte ndodhur në maj të vitit 2014, në kohën sa ishte në paraburgim në rastin “Drencia”.

Të pafajshëm lidhur me këto akuza, janë deklaruar edhe të pandehurit e tjerë në këtë rast, Mërgim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut, si dhe Emrush Thaqi, Shemsi Hajrizi, Sami Gjoka, Nexhip Shatri, Ismajl Dibrani, Agim Ukaj, Ismet Haxha, Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Sheremet Jashari, Bajram Dibrani, Dardan Geci, Mervete Hasani Lushtaku, Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj, Argjent Behramaj, Ylber Blakaj, Gëzim Ahmetaj dhe Xhevdet Zena.

Të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare në këtë, ku të akuzuarit kanë mohuar akuzat me të cilat ngarkohen.

Ndryshe, shqyrtimi fillestar në këtë rast kishte dështuar të mbahej tri herë radhazi, me ç’rast prokurori i EULEX-it Romule Matues, e kishte cilësuar këtë si dështim të drejtësisë.

Shkak i mos mbajtjes së këtyre seancave, kishin qenë mungesat e disa të akuzuarve.

Prokurori i EULEX-it, Romelu Matues, kishte ngritur aktakuzë ndaj Sami Lishtakut dhe të tjerëve më 17 nëntor 2016, të cilët i ngarkon me disa vepra penale e që lidhen me arratisjen e Lushtakut dhe të tjerëve nga QKUK, të cilët ishin dënuar në rastin e njohur si “Grupi i Drenicës”, dhe që në këtë qendër kishin shkuar për të marr shërbime mjekësore, për shkak të problemeve shëndetësore.

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akuzohet për disa vepra penale “arratisje e personit të privuar nga liria”, “pengim të dëshmisë apo procedurës zyrtare si dhe frikësim gjatë procedurës zyrtare” si dhe “për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal”.

Për arratisjen nga QKUK, akuzohen edhe Sahit Jashari e Ismet Haxha.

Për veprën penale të pjesëmarrjes në grup të organizuar kriminal akuzohen edhe Ismet Haxha, Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjakum Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani.

Mërgim Lushtaku, Dardan Geci dhe Mervete Hasani Lushtaku, akuzohen për lehtësim të arratisjes së personave të privuar nga liria.

Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj, Argjent Behramaj, akuzohen për veprën penale të ofrimit të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale si dhe lirim i jashtëligjshëm të personave të privuar nga liria.

Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, akuzohen për veprën penale pengimi i dëshmisë apo procedurës zyrtare si dhe frikësimin gjatë procedurës penale në bashkëkryerje.

Emrush Thaqi, Shemsi Hajrizi, Sami Gjoka dhe Nexhip Shatri, Ismajl Dibrani, Agim Ukaj akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Gjoka e Shatri, gjithashtu akuzohen edhe për falsifikim të dokumenteve dhe lehtësim i arratisjes për personat e privuar nga liria

Ylber Blakaj, Gëzim Ahmetaj dhe Xhevdet Zena, akuzohen për lirim të jashtëligjshëm të personave të privuar nga liria./Betimi për Drejtësi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)