”POLIS është një prej organizatave joqeveritare më aktive që vepron në Komunën e Lipjanit dhe Shtimes në sferën e qeverisjes lokale. Misioni i POLIS është që të e bëjë qyetarin hisedarë në vendimmarrjen lokale, të ndikoj në politikëbërjen lokale përmes aktiviteteve avokuese, në fokus të veçant në rritje të transparencës dhe llogaridhënies lokale ndaj publikut të gjerë.
POLIS në kuadër të Programeve të veta, fushë të veçant e ka Programin DemoPOLIS, përmes të cilit synon të e arrijë misionin e saj. Në kuadër të shumë aktiviteteve që zhvillohen në këtë Program, është edhe monitorimi i institucioneve lokale, qeverisja në përgjithësi dhe raporti pjesëmarrjes qytetare, pastaj monitorimi i prokurimit publik, si dhe në formë të veçant monitorimi i shpenzimeve të parasë publike që bënë Komuna. Duke u mbështetur në partnerët ndërkombëtarë dhe vendor, POLIS këto aktivitete i zhvillon që nga viti 2015 në mënyrë aktive.
Për hirë të sqarimit të opinionit publik dhe mos keqkuptimit të të dhënave që publikohen përmes Raportit PARAmetri Komunal, dëshirojmë të japim disa shpjegime që vetëm janë të paraqitura në raport në mënyrë të detalizuar. Raporti PARAmetri Komunal nxjerret në periudha tremujore, konform detyrimeve që kanë komunat për të nxjerrur, për të publikuar raportet tremujore të shpenzimeve financiare dhe për të informuar kuvendin. Dhe qëllimi kryesor i këtij raporti është që Anëtarët e Kuvendit Komunal të informohen sa më detalisht për të gjitha shpenzimet që bëhen nga Komuna, në mënyrë që të rritet cilësia e debatit dhe llogaridhënia në kuvend. Të dhënat që përdorën në këtë raport janë ato që sigurohen nga Komuna (këtë rast Komuna e Lipjanit) dhe nga niveli qendror. Të dhënat që publikohen në këtë raport bëhen sipas një metodologjie më të veçant nga ajo që përgatiten, raportohen dhe publikohen nga komuna. Kjo, metodologji mund të ndikoj që të krijohet konfuzitet nga publiku që mund të kenë në dorë raportin apo që informohen nga burime tjera informimi.
Ky raport zakonisht nxjerret para mbledhjes së kuvendit komunal, dhe sidomos kur në rend dite të punës së kuvendit është edhe raportimi mbi shpenzimet financiare nga ekzekutivi. Me datë 30.10.2018 është publikuar Raporti PARAmetri Komunal Korrik Shtator 2018 nga POLIS përmes tryezës së diskutimit të quajtur “Seancë para seancës”. Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin anëtarë të kuvendit komunal dhe përfaqësues nga ekzekutivi i komunës.
Qëllimi i këtij raporti dhe i gjithë punës që bënë POLIS është rritja e transparencës qeverisëse dhe finaciare të komunës dhe informimi i saktë i publikut. Për këtë qëllim dëshirojmë të bëjmë një sqarim publik në lidhje me të dhënat që janë publikuar përmes këtij raporti, dhe sidomos në lidhje me shpenzimet për Kategorinë Dreka [Zyrtare, dhe Furnizim me ushqim dhe pije (Dreka Jo Zyratre)]; dhe Kategorinë Mirëmbajtja e Automjeteve
Sipas të dhënave në këtë raport Shpenzimet Dreka për Periudhën Korrik – Shtator janë shpenzuar 4,667.01 Euro, për dy Kode Buxhetore që Dreka Zyrtare me Kod Buxhetor 14310 në shumë prej 1,445.00 Euro dhe Furnizim me ushqim dhe pije (Dreka Jo Zyrtare) me Kod Buxhetor 13620 dhe në shumë prej 3,222.01 Euro. Nga shuma e shpenzuar për Dreka Zyrtare në vlerë prej 1,445.00 Euro janë të sqaruara në faqen 18 të Raportit PARAmetri Komunal Korrik – Shtator 2018 të publikuar nga POLIS, shpenzimet nga secili drejtorat, duke përfshirë Zyrën e Kryetarit.
Zyra e Kryetarit për këtë periudhë për Dreka Zyrtare ka shpenzuar vetëm 565.00 Euro.
Shpenzimet tjera për Dreka Zyrtare, sikur është specifikuar në raport janë shpenzuar nga sektorët tjerë komunal, si administrata, buxhet dhe financa, shërbime sociale, kultura e kështu me radhë.
Meqë POLIS ka nxjerur Raportet edhe për dy tremujorët e kaluar të këtij viti Janar-Mars dhe Prill – Qershor 2018, gjithashtu dëshirojmë të sqarojmë të gjitha shpenzimet e bëra për Kategorinë Dreka Zyrtare me Kod Buxhetor 14310. Kështu, për Tremujorin e parë Janar-Mars 2018 për Dreka Zyrtare janë shpenzuar 2,134.50 Euro dhe për Tremujorin e dytë Prill – Maj 2018 janë shpenzuar 3,045.31 Euro. Pra në total për periudhën Nëntëmujore (Janar – Shtator 2018) për Dreka Zyrtare janë bërë shpenzime në shumën prej 6,624.81 Euro.
Zyra e Kryetarit për periudhën nëntëmujore (Janar – Shtator 2018) ka shpenzuar 1,856.31 Euro. Ku për periudhën Janar – Mars janë shpenzuar nga 324.50 Euro, në periudhën Prill – Qershor janë shpenzuar 966.81 Euro dhe për periudhën Korrik – Shtator 565.00 Euro.
Shpenzimet tjera për Dreka Zyrtare janë shpenzuar nga sektorë (Kuvendi Komunal, Drejtoratet Komunale dhe Zyrat Komunale).
Pasqyrimi që është bërë në Raportin PARAmetri Komunal Korrik-Shtator 2018 të POLIS, në lidhje me Kategorinë Dreka në vlerë prej 20,390.40 Euro përfshinë dy Kodet Buxhetore Dreka Zyrtare 14310 ku janë shpenzuar 6,624.81 Euro dhe pjesa tjetër janë shpenzuar në Kodin Buxhetor Furnizim me Ushqim dhe Pije (Dreka Jo Zyrtare) 13,716.09 Euro, ku përfshihen shpenzimet për ushqim dhe pije për Çerdhe.
Të gjitha këto detalizime gjenden në raportet e rregullta tremujore që POLIS i publikon në lidhje me shpenzimet financiare të Komunës së Lipjanit.
Për hirë të informimit të drejtë të publikut dëshirojmë të bëjmë një sqarime edhe në lidhje me Kategorinë e Shpënzimeve Buxhetore që POLIS i titullon si Mirëmbajtje dhe Servisim i Automjeteve. Kjo përmbledhje gjithashtu përmbanë në vete 4 Kode Buxhetore, si Mirëmbajtje dhe Riparim i Automjeteve me Kod 14010; Sigurimi i Automjeteve me Kod 13951; Regjistrimi i Automjeteve me Kod 13950; dhe Qiraja-Makineria (për automjete) me Kod 14140. Ndërsa, në infografikën e paraqitur në Raportin PARAmetri Komunal Korrik-Shtator 2018 në faqen 24, Kapitulli 6.7 Shpenzimet për Automjete janë të paraqitura të në formë të përmbledhur shpenzimet në vlerë prej 10,063.41 Euro. Kurse, më poshtë janë të shpjeguara shpenzimet për secilën prej 4 Kodeve Buxhetore. Derisa në faqen vijuese janë të paraqitura shpenzimet për 4 kodet dhe për secilin drejtorat.
Këtë sqarim publik e kemi parë të nevojshme për të informuar publikun e gjerë dhe të gjithë akterët publik, duke përfshirë shoqërinë civile dhe mediat, në mënyrë sa më të drejtë. Qëllimi i raporteve që nxjerrë POLIS, dhe sidomos raporti në lidhje me shpenzimet e parasë publike të Komunës së Lipjanit ka për qëllim që të ndikoj në rritje të transparencës dhe llogaridhënies ndaj publikut. Deri më tani, dhe as më tutje POLIS nuk ka për qëllim që të nxjerrë raporte që nuk pasqyrojnë të vërtetën. Si dhe metodologjia e detalizimit të shpenzimeve bëhen me qëllim që të nxitet debat cilësor dhe kërkim i llogaridhënies efektive nga Kuvendi Komunal dhe nga qytetarët. Andaj, me dashamirësinë më të madhe ndaj gjithë partnerëve dhe bashkëpunëtorëve, POLIS thërret që të dhënat që nxjerrë përmes raporteve të përdorohen në mënyrën më të mirë për interesin e përgjithshëm. Interpretimi jo i drejtë me apo pa qëllim i të dhënave të POLIS, nga cilido akter dhe me qëllim të denigrimit apo njollosjes së cilitdo institucion, nuk i shërben qëllimit dhe misionit për të cilin POLIS angazhohet fuqishëm.
Të gjitha të dhënat që janë publikuar në Raportin PARAmetri Komunal Korrik-Shtator 2018 gjenden ueb faqen zyrtare të POLIS”.
COMMENTS