Sarri: Ky lojtar krahasohet me Messin dhe Ronaldon

Sarri: Ky lojtar krahasohet me Messin dhe Ronaldon

Si mund ta shpëtojë Argjentina Kupën e Botës?

Maurizio Sarri thotë se Eden Hazard ka ndikim të ngjashëm te Chelsea sa Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në skuadrat e tyre përkatëse. Blutë e Londrës mundën Watford të mërkurën. Hazard shënoi dy gola, të 100-in dhe 101-in personal për klubin, duke siguruar për momentin vendin e katërt në klasifikim, dy pikë para Arsenalit.

Ylli i Belgjikës ka qenë i përfshirë drejtpërsëdrejti në 19 gola të Premier League, këtë sezon, më shumë se çdo lojtar tjetër në garë, ndaj trajneri Sarri kishte vetëm lavdërime për sulmuesin e vet. “Ai është shumë i rëndësishëm për ne. Messi është shumë i rëndësishëm për Barcelonën, Cristiano Ronaldo është shumë i rëndësishëm për Juventusin, – tha Sarri.

– Eden është një lojtar shumë i mirë, i aftë të luajë në çdo pozicion. Për momentin po luan si “9 fals” dhe është shumë i aftë në atë rol. Sot shënoi dy gola dhe mendoj se krijoi edhe dy ose tri shanse shumë të mira. Ai është shumë i aftë të luajë për skuadrën dhe të krijojë hapësira për shokët e tij. Është e vështirë për ta ndalur atë, sepse ka cilësi, shpejtësi dhe aftësi të veçanta”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)