SBASHK mbështet grevën dy-orëshe në “Pavarësia”: Dënojmë sulmin ndaj mësimdhënësit

SBASHK mbështet grevën dy-orëshe në “Pavarësia”: Dënojmë sulmin ndaj mësimdhënësit

Veseli shkon në vizitë te babai i Thaçit

Sindikatat e Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka shprehur shqetësimin e thellë dhe kanë dënuar ashpër sulmin fizik ndaj një mësimdhënësi në Shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.

Ky sulm vjen pas një sërë sulmesh verbale dhe ofendimesh ndaj mësimdhënësve nga nxënës dhe, në disa raste, edhe nga prindërit. SBASHK e sheh këtë si një shkelje të rëndë të dinjitetit të profesionit dhe një kërcënim për sigurinë e procesit edukativo-arsimor.

“SBASHK mbështet grevën dy-orëshe të organizuar nga Sindikata e Shkollës ‘Pavarësia’, si pjesë e SBASHK-ut, që do të zhvillohet nesër në këtë shkollë, për të kërkuar reagim të menjëhershëm dhe masat e duhura nga institucionet përkatëse”.

Tutje SBASHK kërkon nga autoritetet përkatëse të sigurisë që ta hetojnë rastin në mënyrë të shpejtë dhe të drejtë dhe të publikohen të dhënat e vërteta dhe të merren masa ndaj nxënësve dhe personave përgjegjës.

Po ashtu, kërkohet përgjegjësi nga menaxhmenti i shkollës dhe Drejtoria e Arsimit, si dhe zbatimi i plotë i rregulloreve disiplinore për të parandaluar raste të ngjashme.

“Nëse nuk ka reagim të shpejtë dhe masa konkrete ndaj këtij rasti, SBASHK në nivelin komunal në Prishtinë do të shqyrtojë mundësinë e ndërprerjes së mësimit edhe në shkollat tjera, për të mbrojtur mësimdhënësit dhe për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të respektueshëm në arsimin publik”.

SBASHK e thekson se ky veprim sindikal është një mjet i fundit për të siguruar respektimin e ligjit dhe dinjitetit profesional në shkolla.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)