Schumacher festoi ditëlindjen e 50-të me urime speciale!

Schumacher festoi ditëlindjen e 50-të me urime speciale!

Ulpiana e ‘blinduar’ në vend të parë e pret Vllazninë

Legjenda e Formula 1 mori urime nga bota e Formula 1 dhe më gjerë, e cila i uron atij shërim të shpejtë

Michael Schumacher e ka festuar dje ditëlindjen e 50-të, shkruan Gazeta Express.

Legjenda e Formula 1 kishte pësuar aksident gjatë pushimeve me familje në një qendër skijimi në alpet franceze në dhjetor të vitit 2013 dhe deri së fundmi ishte në gjendje kome.

Dhe, urimet për shtatë herë kampionin e botës nuk kanë munguar asnjëherë, e as këtë radhë, në ditëlindjen e 50-të jubilare.

“Urime ditëlindjen, Michael. 50 vjet jete, të cilat do të zgjasin përgjithmonë. Çfarë nderi është të them se kam garuar me ty. Ke qenë gjithmonë inspirim i vërtetë për mua dhe për tërë botën. Vazhdo të luftosh, kampion”, ka shkruar piloti i Formula 1, Lewis Hamilton në Instagram.

Atij ia ka uruar ditëlindjen edhe skuteria Ferrari, me të cilën i kishte arritur sukseset më të mëdha në karrierë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)