Kryesia e Kuvendit në këto momente do të mbajë mbledhjen e radhës, për ta caktuar një seancë të jashtëzakonshme (për sot), meqë po kërkohet shfuqizimi i Gjykatës Speciale.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili pas përfundimit të seancës së sotme, ka thirrur mbledhjen e Kryesisë për këtë seancë, e cila është kërkuar të mbahet nga më shumë se 40 deputetë.
Para pak ditësh përfaqësuesit e veteranëve kanë dorëzuar një peticion në Kuvend me rreth 15 mijë nënshkrime, për ndryshimin e këtij ligji.
Mirëpo, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar ashpër pas këtyre raportimeve, duke thënë se ideja për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale mund ta izolojë globalisht Kosovë./Zeri/
COMMENTS