Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së Dardan Sejdiu në një konferencë për medie pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është shprehur se plotësimi i kushteve të PSD-së mund të jetë shkak i shtyrjes së seancës për 2 shkurt, raporton Gazeta Blic.
“Besoj që deri më datën 2 shkurt edhe kushtet që ne si PSD i kemi vendosur të plotësohen por edhe do të kemi mundësi të ecim përpara”, tha Sejdiu
Ai ripërsëriti se PSD nuk do ta votojë buxhetin nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen nga Qeveria.
“Ne e kemi bërë publike se pa plotësimin e kushteve tona nuk e përkrahim buxhetin. Sot u votua për datën e mbajtjes së mbledhjes që ishte e paraparë për nesër por ndërlidhet edhe me kushtet që i kemi ne”, përfundoi ai.
Ndryshe pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit është marrë vendim që seanca e paraparë të mbahet nesër të shtyhet për të shtunën më 2 shkurt.
COMMENTS