SEKRETI I RUAJTUR ME VITE, ATENTAT NË MBRETËRESHËN ELIZABETH II

SEKRETI I RUAJTUR ME VITE, ATENTAT NË MBRETËRESHËN ELIZABETH II

Shtetet e BE-së gjejnë kompromisin për të lejuar pjesëmarrjen e Kosovën në Samitin e Sofjes

Tentimin e një adoleshenti të kryej atentat ndaj mbretëreshës Elizabeth II gjatë vizitës së saj në Zelandë të Re në vitin 1981 policia e ka fshehur me vite, tregojnë dokumentet nga të cilat është hequr shenja e konfidencialitetit.

Gjatë paradës mbretërore në qytetin Danidin, 17 vjeçari Christopher John Luis ishte fshehur në kabinën e tualetit dhe ka shkrepur një plumb kah mbretëresha kur ajo ishte duke dalë nga Roys Rolls-i i saj. Plumbi kishte kaluar afër kokës së saj.

Edhe pse Lewis ishte arrestuar, ai kurrë nuk është akuzuar, ndërsa gazetarëve vendorë dhe ndërkombëtarë të cilët e kishin dëgjuar të shtënën iu është thënë se në afërsi ishte rrëzuar një shenjë. Shërbimi i Sigurisë dhe Inteligjencës i Zelandës së Re (NZSIS) ka publikuar informata të cilat deri tani ishin konfidenciale pas shkrimit nëpër medie të Zelandës së Re mbi atentatin.

Dokumenti i NZSIS tregon se Lewis ishte akuzuar për plaçkitje të armatosur dhe vjedhje, si dhe policia nuk dëshironte ta akuzoj për tradhti.

“Luis vërtetë ka pasur qëllim të kryej atentat në mbretëreshën, por nuk e kishte pozitën e mirë për të qëlluar, si dhe pushkë me rreze të mjaftueshme”, pretendohet në dokument me të cilin shërbimet e inteligjencës konfirmojnë tentimin e atentatit.

Ish shefi i policisë Tom Lewis, i cli është marrë me këtë rast, ka thënë se në këtë rast është përzier politika për shkak të frikës se në këtë vend më nuk do të ketë turne mbretërore për shkak të lëshimeve të sigurisë./Insajderi.com.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)