Selvije Halimi uron ditën e të gjithëve, Pavarësinë e Kosovës

Arrestohen dy persona në Lipjan, kapen me marihuanë

Kryetarja e PDK-së së Lipjanit,Selvije Halimi, përmes Facebooku, ka uruar qytetarët me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, transmeton Ulpianapress.

Në këtë urim Halimi ka thënë:

‘’Të nderuar qytetarë të Komunës së Lipjanit,
Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës,
Me rastin e përvjetorit jubilar të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më lejoni që në emër timin dhe të struktuarave të degës së PDK-së në Lipjan, të përcjellë urimet më të ngrohëta tek ju.
Shteti ynë u ndërtua mbi përpjekjet e jashtëzakonshme dhe sakrifica të mëdha ndër shekuj të këtij populli që ëndërr kishte lirinë dhe shtetbërjen.
Sot, Kosova jonë ka arritur të ndërtoj dhe konsolidoj institucionet e veta, duke stabilizur gjendjen e brendëshme dhe duke kontribuar në stabilitetin në rajon.
Në këtë datë të rëndësishme, ne iu përkulemi përjetësisht veprës së dëshmorëve të kombit, gjaku i të cilëve u bë sinonim i lirisë sonë, pavarësisë së Kosovës!
E gëzofshim shtetin tonë!’’Fotografia e PDK - Dega Lipjan

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)