Serbët e Gushtericës së Eperme bllokojnë rrugën për Akllap të Lipjanit (Foto)

Serbët e Gushtericës së Eperme bllokojnë rrugën për Akllap të Lipjanit (Foto)

E RËNDË në Velipojë, 30-vjeçari mbytet për të shpëtuar të fejuarën e tij

Serbët e Gushtericës së Eperme kanë vendour disa gurë në rrugë duke tetntuar që ta bllokojnë rrugën që të shpie për në fshatin Akllap të Lipjanit. Kështu rruga nga Gushterica e Epërme për në Akllap tash për tash është thuajse e bllokuar nga këta gur.

Një banor i fshatit Akllap i cili edhe e ka dërguar foton në redaksinë e gazetës ka thënë që kjo nuk është hera e parë që sërbet e Gushtericës së Eperme kanë vendosur gurë të tillë duke provokuar banorët e Akllapit.

Ai ka një apel për policinë e Graqanicës dhe atë të Lipjanit që ta vizitojnë këtë fshat dhe ti eliminojne këto dukuri negative të cilat nuk i kontribojnë paqes.

‘’ Nuk është hera e parë që serbët e Gushtericës së Eperme që provokojnë në këtë mënyrë.V etëm unë personalisht kam has tri herë në këso bllokadash. Arsyen nuk e di, mirëpo unë kërkojë nga organet kompetente si ato të Graqacës ashtu edhe te ato të Lipjanit që ti bëjnë vizitë kësaj ane’’./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)