SERBIA KËRCËNON MAQEDONINË NËSE MBËSHTET KOSOVËN PËR UNESCO

Aksident trafiku në Drenas, lëndohen pesë persona

Beogradi është duke përgatitur masa në rast se Shkupi e përkrah Kosovën në institucionet ndërkombëtare dhe është i mundur ndryshimi i vendimit për njohjen e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues dhe emërimin e shtetit si ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, shkruan “Novosti”.

Serbia do të ndërmarrë veprime radikale në rast se kryeministri Zoran Zaev i realizon “kërcënimet” se do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Prishtina do të ketë mundësi të iniciojë pranimin në UNESCO vetëm pas dy viteve. Por, parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet diplomatike dhe politike me Shkupin, Beogradi do të mundë ta aktivizonte që në vitin 2018, për kur është paralajmëruar tentimi i ri për anëtarësim të Kosovës në INTERPOL.

Zaevi pardje në Prishtinë, ku u takua me kryeministrin Ramush Haradinaj, porositi se “Kosova mund të llogarisë në përkrahjen e Maqedonisë në të gjitha proceset”, porse theksoi edhe se “Serbia është fqinji i tyre”.

Kjo deklaratë e kryeministrit maqedonas erdhi pas më pak se një muaji pasi që në takimin me kreun shtetëror serb në Beograd e premtoi pikërisht të kundërtën – se Shkupi s’do ta përkrahë Kosovën në UNESCO.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)