Njëra nga temat e bisedave të nesërme të kancelares gjerman Angela Merkel dhe kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq me siguri do të jetë edhe Kosova dhe besoj se njohja e Kosovës nuk vjen në konsiderim, thotë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq.
“Mendoj se të gjithë e kanë të qartë, e edhe Viuçqi do ta thotë qartë, sado që nuk mund të flas në emër të tij, se nuk vjen në konsiderim njohja e pavarësisë së Kosovës. Kjo nuk është korrekte jo vetëm ndaj çështjes shumë të rëndësishme shtetërore, por do të ishte në kundërshtim edhe me qëndrimin e disa vendeve që janë në anën e Serbisë si Spanja, Greqia e vende të tjera ka thënë Daçiq për rts, transmeton Koha.net.
Sipas fjalëve të tij Prishtina dëshiron biseda për zgjidhjen e përhershme, sepse mendon se ajo zgjidhje tashmë është arritur ashtu si mendojnë edhe shumë vende perëndimore që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që dhe duan ta detyrojnë Serbinë që ta njohë Kosovën.
COMMENTS