Serbia ofron ndihmë, Vuçiç: Mbështetje për të minimizuar pasojat

Serbia ofron ndihmë, Vuçiç: Mbështetje për të minimizuar pasojat

Në parkun e qytetit të Lipjanit u vendos shtatorja e Heroit të Kosovës Ismet Asllani

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i ka ofruar ndihmë kryeministrit shqiptar Edi Rama, për përballimin e përmbytjeve shkatërruese që kanë goditur jugun e vendit.

Në një deklaratë të presidentit serb, ky i fundit shpreh keqardhjen për përmbytjet që kanë gjunjëzuar jugun e vendit dhe kanë shkaktuar dëme materiale dhe njerëzore.

Vuçiç nënvizoi se Serbia është e gatshme të ofrojë mbështetje teknike dhe asistencë për Shqipërinë, për të minimizuar pasojat e kësaj katastrofe natyrore.

Ndihmë Shqipërisë i ka ofruar edhe Kosova dhe tashmë forcat emergjente të Ministrise se Punëve të Brendshme të Kosovës kanë arritur në Fier, ndërkohë që edhe FSK-ja është e gatshme t’i ofrojë mbështetje Forcave të Armatosura të Shqipërisë./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)