Shteti i Serbisë e ka shfrytëzuar ditën e çlirimit të Beogradit, që të paraqes forcën ushtarake.
Ushtria serbe paraqiti pajisjet e saj ushtarake me aftësi operacionale, shkruan B92.
Në fillim të stërvitjeve ushtarake, anëtarët e Serbisë treguan se si janë pilotët e shpëtimit të avionëve, dhe mënyrën se si do të shpëtoheshin pasagjerët gjatë ndonjë krize të pengjeve, transmeton lajmi.net
Pas kësaj, u prezantuan lloje të ndryshme të aeroplanëve, dhe mjeteve tjera ushtarake.
Ushtrimi u realizua para ministrit rus të mbrojtjes dhe dorës së djathtë të Putinit, Segrei Shoigu.
Serbia “tregoi forcën” duke prezantuar më shumë se 2 mijë e 200 ushtarë, 130 automjete, 30 aeroplanë etj.
Ky program është duke vazhduar, dhe do të zgjas deri në 14 orë.
COMMENTS