Sërish kore raciste në Giuseppe Meazza

Sërish kore raciste në Giuseppe Meazza

Futbollisti i skuadrës nga Serie A: Sonte bëjmë tifo për Liverpoolin!

Tifozët e Interit vazhdojnë me kore raciste.

Para disa javësh, “ultrasit” zikaltër kishin kënduar kore raciste ndaj futbollistit të Napolit, Kholuibaly, shkruan GazetaBlic.

Kuptohet, ata nuk kishin shpëtuar pa u dënuar nga shtëpia numër një e futbollit italian.

Mirëpo si duket drejtuesit e 18 herë kampionëve në Apenine do të kenë probleme që t’i bindin tifozët për mospërsëritjen e këtyre gjërave, për të cilët UEFA bën thirje thuajse në secilin kompeticion.

Një rast tjetër ka ndodhur këtë fundjavë kundër Bolognas, takim të cilin djelmoshat e Spalletit e humbën me rezultat 0-1, por organet e federatës kanë arritur në konkludim se koret kanë ardhur nga disa tifoz jo të sektorit “Ultras” dhe sipas të gjitha gjasave kësaj rradhe klubi neroazzur nga qyteti i modës do të shpëtojë pa u dënuar.

“Viktimë” e këtyre koreve ishte futbollisti i Bolognas, Ibrahima Mbaye.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)