KF Arbëria ka arritur të kaloi më lehtësi pengesën e quajtur Bashkim.
Është Hysen Bytyqi që me një super-gol në pjesën e parë dhe një në të dytën i siguroi klubit dobrajas një nismë të hajrit në Lipjan duke arkëtuar tri pikët e para.
Bytyqi shënoi nga një super asisit i Almirit për 1 me 0 në minutën e 30-të, kurse epërsin e dyfishoi në të 70-tën falë një solo aksionit të ndërtuar nga Bahtiri dhe si një mjeshtër i vertët Bytyqi shtyn topin në rrjet dhe ngre afro 1 mijë tifoz që ishin të pranishëm në “Sami Kelmendi” në këmbë për rezultatin përfundimtar të këtij takimi./Ulpianapress/
COMMENTS