Ish-kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, të dielën humbi zgjedhjet ndërsa të hënën mori një lajm të gëzueshëm nga djali i tij, ai është diplomuar në njërin nga universitetet e Anglisë.
“Pas lajmeve jo të mira nga politika vijnë lajme super të gëzuara në familje, aty ku njeriu e gjen ngrohtësinë dhe dashurinë e paçmim”, shkruan Sfarqa në Facebook.
Ai thotë së ndihet shumë krenar.
“Driloni im nga dita e djeshme është bërë me diplomë të Fakultetit Ekonomik në Staffordshire University nga Anglia.
Nuk ka ndonjë fjalë a thurje vargjesh që e shpreh gëzimin e prindërve kur vijnë në shtëpi sukseset e fëmijëve.
Një baba krenar mbetet gjithmonë i tillë kur rrugëtimi në studime është sfidues, ashtu siç ishte kjo përvojë për ty.
Paç mbarësi, shëndet e shumë lumturi në jetë e në profesion Drilon”, përfundon postimi. /Express
COMMENTS