Sfidat e Rinisë së Lipjanit

Sfidat e Rinisë së Lipjanit

EXIT POLLI: REZULTAT BEFASUES NË GJAKOVË

Shkruan: Dr.sc Dardan Vuniqi

“Ai që përkujdeset për shpëtimin e të rinjve bënë punë hyjnore”.

Zgjedhjet e fundit të mbajtura në Tetor të këtij viti, jo vetëm në Lipjan por edhe më gjerë dëshmuan se qytetari, banori i ri në moshë është garancion i qëndrueshmërisë së çdo vendi dhe shteti në botën bashkëkohore, andaj kjo rini (Rinia e Kosovës), ka nevojë për përkujdesje shtetërore – institucionale e lënë anash tash e 19 vite, duke filluar nga edukimi, përgatitja e kurrikulave më të mira për shkollimi, siguria, avancimi i vlerave gjithëpërfshirëse, si dhe për angazhim, për eliminimin e faktorëve që prodhojnë urrejtje dhe destabilizim në vend dhe rajon. Rinia e Lipjanit është kapluar brenda një konfuzioni shumë të paqartë për të ardhmen e tyre, ngase është duke u lënë si shtresa më e harruar e shoqërisë sonë. Rinia jonë po kalon momente shumë të vështira, madje edhe me të vështira se në kohën e pushtetit okupues dhe ndodhet në një udhëkryq të madh. Kërkon të ndërtojë të ardhmen e saj, por ndeshet me shumë probleme të cilat shpesh janë shumë të vështira për t’u zgjidhur madje mund të themi se janë të pakalueshme”. Demokracie Kakostokratike (Është sistem i qeverisjes, ku vendi drejtohet nga një grup njerëzish popullist dhe jo të denjë). Dhe qeverisja edhe në nivel lokal vazhdon, të bëjë kamuflimin e gjendjes reale. A është ballafaquar dhe a vazhdon të ballafaqohet rinia e Kosovës me këtë sistem të qeverisjes pyetje që vlen të bëhet nga çdo qytetar në Kosovë.

Pushtetet e deri tanishme në Lipjan, nuk janë në gjendje ta projektojnë vetën jashtë pushtetit, kjo elitë politike nuk mund ta përjetoj veten jashtë politikës dhe do te mundohen të jenë pjese e tij me çdo kusht duke përdorur kauza populliste. Dhe mbajtja me çdo kusht e pushtetit do ta dërgon Rininë në një rrugë pafund. Vijmë në përfundim se politika sociale në Lipjan është vetëm një dëshirë e cila ngrihet në nivel të diskutimit dhe ne fund dëshira e atij pushteti shndërrohet në strategji elektorale.
Banor i ri i Lipjanit i cili “ndihet i shpronësuar”, prej institucioneve ndihet që pushteti politik dhe ekonomik i Lipjanit, është botë e ndamë prej tij edhe ky nuk ka qasje ne të dhe në anën tjetër atij (pushtetit), ky nuk i intereson pushtetit. Mendoj qe një pjese shume e madhe e kësaj shoqërie ndihet e shpronësuar ndihet e pafuqishme ne mundësinë e vendosjes, e as te pyetet nga niveli lokal.
Gjendja e rëndë ekonomike, papunësia janë disa nga faktorët shtytës që të rinjtë e Lipjanit ia mësyjnë ikjes nga vendi. Si institucione në nivel lokal dhe qendror, duhet të bëjmë më shumë për ta penguar këtë problematikë e cila është shqetësuese dhe mund t’i kushtojë vendit tonë në perspektivën e së ardhmen. Duhet të punojmë më shumë në të mirë të interesit të përgjithshëm dhe të ndërmarrim masa për të analizuar politikat publike në nivel lokal. Dhe fokusi i politikave publike lokale, të orientohet në zhvillim ekonomik lokal, dhe zhvillim të politikave sociale (Punësim të rinisë), në të mirë të rinisë dhe jo me fokus në zhvillim infrastrukturor. Pushtetarët Komunal duhet të angazhojnë ekspert të fushave të ndryshme për dalje nga kjo katrahurë që ndodhemi tashmë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)