Shakira për shkak të sëmundjes anulon koncertet

Shakira për shkak të sëmundjes anulon koncertet

Shqipet mblidhen në Romë për Skënderbeun

Superstarja latine Shakira, është detyruar që t’i anulojë të gjitha koncertet e javës së parë të turneut të saj për shkak të problemeve shëndetësore.

Këngëtarja e famshme, pas anulimit të koncertit në Gjermani, i ka anuluar edhe koncertet në Francë dhe Belgjikë që u desh të mbaheshin gjatë fundjavës, si edhe koncertin që ishte caktuar për të martën në Amsterdam, transmeton Gazeta Express.

“Më vjen keq t’ju informoj se nuk do të jem në gjendje të këndoj në 10 dhe 11 në Paris, 12 në Antwerp, ose në 14 në Amsterdam, por ne po punojmë në konfirmimin e datave të reja”, shkruante ajo .

Lexoni letrën më të fundit të Shakirës më poshtë:

Për tifozët dhe miqtë e mi në Gjermani,

Për disa ditë të fundit unë kam qenë shumë e përqendruar në shërimin tim. Unë me të vërtetë shpresova ta arrij këtë në kohë që të jem në gjendje të këndoj në Paris; megjithatë, për fat të keq kjo nuk ka qenë e mundur dhe mjekët e mi më kanë këshilluar që të vazhdoj në pushim vokal për momentin. Më vjen shumë keq t’ju informoj se nuk do të jem në gjendje të këndoj në 10 dhe 11 në Paris, 12 në Antwerp, ose në 14 në Amsterdam, por po punojmë në konfirmimin e datave të reja.

Për momentin unë po përqendrohem në shërimin e plotë që të jem në gjendje të ndaj me ju gjithë këtë shfaqje që i kam pëlqyer përgatitjen dhe për të cilën jam shumë krenare. Përsëri, ju falënderoj të gjithë juve që nga fundi i zemrës për gjithë mbështetjen që më keni treguar këto ditë.Shpresoj ta kaloj këtë sa më shpejt dhe të shihmi në turne. Shihemi së shpejti..Shakira.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)