Shala: Jam krenar që kam qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Shala: Jam krenar që kam qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ish-futbollisti i Ulpianes, i jep fund beqarisë, publikohen pamje nga dasma e tij

Ish-luftëtari i tri luftërave, Sadri Shala po vazhdon t’i dalë në përkrahje ish-bashkëluftëtarëve të tij të cilët po ballafaqohen me drejtësinë në Hagë.

I ri në moshë, por me zemër të madhe, Shala i’u bashkua ushtrisë për çlirimin e vendit qysh në moshën 17 vjeçare.

Shala ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare, për të shfryr mllefin për arrestimin e ish-bashkëluftëtarëve të idealit.

Shënimi i plotë:

Jam krenar që kam qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga dalja e saj publike në Llaush të Skenderajt. Ka qenë nderi më i madh në jetën time që të bart uniformën e UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-së Kombëtare, si një i ri 17 vjeqar që dëshiroja lirin dhe pavarsin e vendit tim.

UÇK ka pasur vetëm një mision – dëbimin e Serbisë nga Kosova.

Lufta heroike e popullit shqiptare për çlirim, ishin luftëra në mbrojtje të atdheut nga okupatori serb dhe pushtuesit tjerë shekullor, ishin luftëra për liri, ishin luftëra për çlirim, ishin luftëra të pastra, luftëra për të drejtën universale të shqiptarëve për një jetë me të mirë, ishin luftëra në mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe atë kombëtar.

#LavdiUÇK,UÇPMB,UÇKombtare
#rroftëpopullishqiptar
#Atdheu mbi të gjitha

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)