Shaqiri fotografohet para Fadil Berishës: Futbollisti pozon në krah të Xhesika Berberit dhe vajzës të Ismail Kadares, Besianës

Shaqiri fotografohet para Fadil Berishës: Futbollisti pozon në krah të Xhesika Berberit dhe vajzës të Ismail Kadares, Besianës

Largësia e bën të veten, këto janë fjalët e Tolgas për Almeden

Xherdan Shaqiri ishte një ndër yjet shqiptare më të përfolura të botërorit të futbollit në shtetin rus.

Futbollisti shqiptar që përfaqësoi ngjyrat e Zvicrës, u bë temë e mediave botërore pas festimit të golit të shënuar kundër Serbisë duke bërë me duar simbolin e shqiponjës.

Kjo ka bërë që edhe më tepër të rrëmbejë zemrat e shqiptarëve anembanë planetit tokë, të cilët sa herë e hasim i kërkojnë autografe dhe dëshirojnë të fotografohen.

Por, së fundi 26-vjeçari ka filluar pushimet verore pas përfundimit të kampionatit të Kupës së Botës, ku po shijon çdo moment në New York të SHBA-ve.

Ai me këtë është takuar me shumë personalitete të njohura shqiptare gjersa ka gjetur pakës kohë edhe të pozojë para fotografit shqiptar Fadil Berishës.

Pos me këtë të fundit, lojtari është takuar edhe me modelen Xhesika Berberin si dhe vajzën e shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadares, Besianën.

Ndryshe, Shaqiri është angazhuar gjatë javës së kaluar nga skuadra e Liverpoolit duke braktisur ekipin e Sotke Cityt për 13.5 milionë euro./Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)