Shaqiri i pëlqeu festimi i Kloppti ndaj Evertonit: Nuk ishte mosrespekt për kundërshtarin, jam i lumtur te Liverpooli

Shaqiri i pëlqeu festimi i Kloppti ndaj Evertonit: Nuk ishte mosrespekt për kundërshtarin, jam i lumtur te Liverpooli

”Seferi si Joshua, Klitschko dhe Wilderi”

Anësori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, u shpreh i lumtur për fitoren ndaj Evertonit, ndërsa nuk mungoi edhe komenti i tij për festimin e Jurgen Klopp në fund të ndeshjes.

Festa e trajnerit gjerman pa përfunduar loja ka ngjallë debate pasi nga një pjesë e tifozëve të futbollit është parë si e tepruar, por kështu nuk mendon edhe ylli shqiptar i Reds.

“Secili person është emocional dhe këtë mund ta shikoni kur ju shënoni në minutën e fundit në derbi, ndeshja ishte gjithashtu fantastike, pra aty ka shumë emocione”.

“Ndodh, shumë trajnerë e kanë bërë edhe më parë, ndonjëherë është diçka e mirë, por nuk është mosrespekt për kundërshtarin, janë emocione dhe ndodh në futboll. Është bukur të shikosh emocione të tilla nga trajneri”.

Kjo fitore i ndihmoi Liverpoolit të vazhdojë ndjekjen e Manchester Cityt nga afër dhe për këtë Shaqiri tha:

“Ishte një ndjenjë e mirë. I shikuar reagimet emocionale të lojtarëve dhe trajnerit, ishte diçka më të vërtetë e mirë. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe kjo është e rëndësishme. Ne po punojmë së bashku dhe kjo është e rëndësishme që të njohim njëri-tjetrin më mirë”.

“Ne jemi sikur një familje e vogël. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të kënaqemi me punën tonë. Reflekton në fushë”.

Ndeshja e ardhshme e Liverpoolit është në udhëtim te Burnley në të mërkurën, pavarësisht se ata janë në pozitën e parafundit, Shaqiri pret një ndeshje të vështirë në Turf Moor.

“Ne jemi të vetëdijshëm se sa e vështirë mund të jetë Liga Premier, mund të humbasësh pikë ndaj çdo skuadre. Nuk po e shikojmë Manchester Cityn, është e rëndësishme të shikojmë vetën ndeshje pas ndeshje”.

“E dimë se Man City janë në krye dhe po luajnë futboll të mirë dhe janë favoritë, por edhe në po kemi sezon të mirë dhe nëse qëndrojmë në këtë nivel çdo gjë mund të ndodhë. Ne duhet të vazhdojmë me fitore dhe pastaj të shikojmë se çfarë do të ndodh në fund të sezonit”.

Ylli shqiptar në intervistën për Sky Sports foli edhe për formën e tij të mirë tek Reds: “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Jam ambientuar shumë mirë, njerëzit janë të sjellshëm, gjë që reflekton edhe në fushë. Po shikoj para, për një të ardhme të ndritur me këtë klub”, ka thënë Shaqiri për fund. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)