Shaqiri: Liverpooli ka nevojë për mentalitet të Bayern Munichut

Shaqiri: Liverpooli ka nevojë për mentalitet të Bayern Munichut

“The Guardian” shpall futbollistin më të mirë në botë për vitin 2017

Xherdan Shaqiri mendon se Liverpooli ka nevojë që ta ndërtojë mentalitetin e njëjtë me Bayern Munichun, nëse dëshiron që të fitojë tituj.

Liverpooli arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve në stinorin e kaluar, mirëpo u mposhtë nga Real Madridi me rezultatin 3-1 në Kiev të Ukrainës, transmeton Express.

Sulmuesi shqiptar, që luan për Kombëtaren e Zvicrës, erdhi në Liverpool gjatë kësaj vere nga Stoke City, i cili kishte rënë nga Premierliga, mendon se Liverpooli ka nevojë për mentalitet si ish-klubi i tij Bayerni.

“Livepooli ka nevojë për të luajtur me qëllimin e fitimit të titujve”, ka thënë Shaqiri.

“Ne jemi skuadër e madhe, skuadrat e mëdha duhet të luftojnë për tituj”.

“Është e vështirë në Premierligë, sepse ke shumë skuadra të mëdha. Duhet ta kesh një stinor shumë, shumë të mirë për të konkurruar”.

“Në Bayern ata e kanë mentalitetin e vetëm për të fituar tituj. Liverpooli është njëra ndër skuadrat më të mëdha në botë”.

“Duhet të vazhdojmë që të punojmë shumë. Ende jemi skuadër e re. Të jesh i suksesshëm duhet të luash për Tituj. Ky duhet të jetë qëllimi ynë”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)