Ditëve të fundit është spekuluar shumë për të ardhmen e Xherdan Shaqiri, për arsye se klubi i tij Stoke City duket se do të përfundojë jashtë Premier League. Sezoni i ardhshëm duket ideal për Stoke City në Championship, rënie të cilën nuk do ta përballoj Xherdan Shaqiri. Reprezentuesi zvicran ka treguar se nuk dëshiron të jetë pjesë e ligës së dytë në Angli. Nëse ndodh kjo, Shaqiri do të shënonte pikën më të ulët në karrierë, mirëpo një futbollist i kalibrit të Xherdanit ka opsione dhe oferta të cilët ia pamundësojnë një gjë të tillë.
Megjithatë, Shaqiri shprehet optimist për klubin e tij.“Normal që e dua këtë klub, i dua tifozët. Mendoj se kisha paraqitje të mira. Kam shumë mjaft gola këtë sezon sidomos në kohët e vështira”, ka thënë Shaqiri Stoke City për momentin ka 28 pikë nga 34 ndeshje. Shaqiri ka treguar sa ndeshje nevojiten për Stoke Cityn të mbijetoj në Premier League.“Shpresoj se do të fitojmë disa ndeshje. Na duhen edhe tri ndeshje t’i fitojmë për të mbijetuar”, ka thënë Shaqiri.Shaqiri po ashtu ka kritikuar Stoke City për mungesë të ambicjes.Të gjithë jemi të frustruar. Unë nuk e di pse po ndodh kjo në klub, duhet t’i pyesin drejtorat sportiv. Mua më është premtuar tjetër gjë ndërsa e kundërta po ndodh për momentin”, ka thënë Xherdan Shaqiri. /Insporti.com
COMMENTS