Shaqiri, Xhaka, Behrami e Xhemaili vazhdojnë t’i lënë pa gjumë serbët (FOTO)

Shaqiri, Xhaka, Behrami e Xhemaili vazhdojnë t’i lënë pa gjumë serbët (FOTO)

Statistikat tregojnë të vërtetën, Shaqiri më i mirë se Coutinho

Serbët vazhdojnë të vuajnë nga sëmundja e tyre e pashërueshme, urrejtja ndaj shqiptarëve.

Në mediet e tyre edhe sot kanë shkruar për kinse qasjen që do ta kenë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami e Blerim Xhemaili kur përballë njëra tjetrës në Kupën e Botës të gjenden Zvicra dhe Serbia.

Sipas tyre, për futbollistët shqiptarë kjo do të jetë shumë më tepër se një ndeshje futbolli. Po ashtu vazhdimisht e theksojnë faktin se Xherdan Shaqiri do t’i ketë këpucët me flamur të Zvicrës dhe Kosovës. “Pasi e ka se bëri bujë me gjestin e tij, është përpjekur të ulë tensionet”, shkruajnë mediet serbe për Shaqirin.

“Shumëkush mendon se do të ketë shumë politikë, pasi disa bashkëlojtarë të mi dhe unë jemi me prejardhje nga Kosova. Serbia ka luftuar në Kosovë, por kjo është një ndeshje futbolli dhe asgjë më tepër”, është shprehur Shaqiri, përcjell Blic.rs.

I njëjti medium më pas e përshkruan urimin që Granit Xhaka ia kishte bërë vëllait të tij, Taulantit pas asaj që pati ndodhur në Beograd në ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. “Krenar për ty vëlla. Përjetësisht do të luftojmë kundër Serbisë, në mënyrë që t’i bëjmë krenare Shqipërinë dhe Kosovën”, ka shkruar reprezentuesi i Zvicrës.

Të kujtojmë se Xherdan Shaqiri është i lindur në Gjilan, Granit Xhaka në Bazel, por familjen e ka nga Kosova, Blerim Xhemaili në Tetovë, ndërsa Valon Behrami në Mitrovicë. Nuk ka dyshim se ‘orëtarët’ nga krahina jonë jugore do të kenë tjetër motiv kur të luajnë kundër nesh”, shkruan Blic.rs, duke dëshmuar se, serbët nuk e kanë ndërmend të lirohen nga problemet patologjike.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)