SHBA refuzon projektin hekurudhor mes dy Koreve

SHBA refuzon projektin hekurudhor mes dy Koreve

Maqedoni: Ziadin Sela hedh votën (FOTO)

Një projekt hekurudhor që synonte të lidhte Koretë e Veriut dhe të Jugut është bllokuar nga zyrtarë ushtarakë amerikanë, duke nënvizuar kështu ndasitë mes Uashingtonit dhe Seulit mbi mënyrën sesi të përballen me Veriun e armëve bërthamore.
Dy Koretë planifikuan të nisnin një studim të përbashkët për fizibilitetin gjatë javës së kaluar, duke dërguar një tren nga Seuli drejt Sinuiju, në Korenë e Veriut pranë kufirit me Kinën, por aplikimi i tyre u refuzua nga Komanda e Kombeve të Bashkuara nën udhëheqjen e SHBA.
Trupa ushtarake shumëkombëshe është një mbetje e luftës koreane të viteve 1050-’53 dhe kontrollon të gjitha lëvizjet përgjatë zonës së demilitarizuar dhe të fortifikuar rëndë, që ndan gadishullin.
Refuzimi nënvizon një çarje gjithnjë në rritje mes Koresë së Jugut, që është në favor të angazhimeve të përbashkëta me Veriun, si dhe Shteteve të Bashkuara, ku zyrtarët kanë kërkuar denuklearizimit si parakusht për çdo bashkëpunim ekonomik.
Komanda e OKB-së bllokoi studimin teksa “kërkoi më shumë besnikëri në detajimin e vizitës së propozuar” në një deklaratë. Lëvizja vjen teksa Donald Trump akuzoi Kinën se “po i ofron ndihmë të konsiderueshme Koresë së Veriut, përfshi parà, naftë, pleh dhe mallra të tjërë”. “Kjo nuk është aspak ndihmuese”, shkroi ai në “Twitter”.
Projekti hekurudhor është pjesë e një shtyse më të gjerë prej presidentit koreano-jugor, Moon Jae-in, për të përmirësuar marrëdhëniet ndërkoreane dhe që do të krijonte atmosferën e pranueshme për investime të shkallës së gjerë, nëse sanksionet që dënojnë Korenë për programin bërthamor do të hiqeshin.
Moon kishte bërë thirrje që lidhjet hekurudhore të nisnin nga fundi i këtij viti./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)