Të jesh pjesë e Ulpianës padyshim që është përgjegjësi e madhe.Skuadra lipjanase këtë stinor është me meritë lidere e Ligës së Parë.
Trajneri Fadil Ademi me apo pa deshirën e të gjithëve ka bërë një punë fantastike me bardhekaltërtit.Me mbështetjen e plotë të presidentit Abedin Salihu dhe drejtorit sportiv, Enver Duriqit, timonjeri lipjanas ka surprizuar gjithë opinion sportiv, transmeton Ulpianapress.
Sa i përket tifozëve të klubit ata tashmë e kanë pranuar që shpesh zgjohen dhe pyesin veten nëse të gjitha këto rezultate janë thjesht një ëndërr e bukur apo po e jetësojnë një realitet ëndërrash.
Javën që lam pas, Ulpiana regjitroi tjetër fitore , e dhjeta në kampionat, dhe tre pikë më tepër për të siguruar Superligën. Djemtë lipjanas mposhtën 3-2 në shtëpi Vitinë, duke konfirmuar formën fantastike që po kalojnë.
Ky trepikësh i rëndësishëm ka gëzuar tejmase presindentin e klubit, i cili nuk po kursen asgjë nga vetja, duke i shpërblyer lojtarët në mënyra të ndryshme.
Përveq premiave të djeshne, ai sot lojtarët i ka dërguar në Brezovicë për një relaks si një falenderim për angazhmin e tyre në çdo ndeshje.
Ulpianapress ka siguruar disa foto ku shihen lojtarët e Ulpianës duke bërë qef nëpër pishina e xhakuzi sikur të ishin futbollistë të ndonjë klubi me nam europian./Ulpianapress/
COMMENTS