Një shtëpi e vjetër e vitit 1960 është shembur mbrëmë rreth orës 21:00, në Kleçkë të Lipjanit, duke dëmtuar edhe një pjesë të shtëpisë së re që ishin ngjitur njëra me tjetrën, njofton Ulpianapress.

Sipas informative shtëpia e vjetër ka qenë në rrugën “Dëshmorët e Kleçkës”, dhe shembja e saj sipas pronarit ka shkatuar dëme materiale rreth 7 mijë euro.

Shtëpia nuk ka qenë e banuar me njerëz, mirëpo ka shërbyer si stallë e bagëtive, që tashmë kanë mbetur jashtë dhjetë krerë lopë./Ulpianapress

COMMENTS